Top Story/ Nga Majlinda Halilaj e deri te Kujtim Gjuzi, ja gafat më të bujshme të deputetëve zëvendësues të opozitës

20/04/2021 23:28

Kjo është Majlinda Halilaj. Ajo është deputete që prej 5 Marsit të vitit 2019, ditë kur zuri karrigen e Lulzim Bashës pasi opozita dogji mandatet.

Deputetja po përpiqet të shpjegojë si do të funksionojë Koorporata e Investimeve. Paqartësitë e deputetes shkaktuan habi e të qeshura së pari tek kolegët që po e ndiqnin në sallë, e më pas do të bëhej virale në rrjetet sociale. Fjalimi i saj do të shënonte edhe momentin më të turpshëm në historinë e parlamentit.

“Ajo që ndodhi me kandidatët e vitit 2017 ishte një fenomen që nxorri në pah mbushjen e listave me kandidatë që nuk lidheshin me kontributin në parti, në shoqëri në cv dhe në begraundin e tyre. Pra ju dhamë qytarëve disa kandidatë që nuk përfaqësojnë as nivelin shoqëror që përfaqëson shoqëria shqiptare dhe fyen përfaqësinë qytetare në kuvend” u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

Majlinda Halilaj ishte renditur e 47-ta në Listën e Partisë Demokratike për vitin 2017, listë e cila mban firmën e Lulzim Bashës. Por çudirat e hyrjeve në parlament nuk do të mabronin këtu. Një rast tjetër që bëri xhiron e rrjeteve sociale është edhe ai i deputetit Kostaq Papa. Ky është Selami Jenisheri. Deputeti që u bë menjëherë meme si për prezencën e tij ashtu edhe për oratorinë. Me një inteligjencë që lë për të dëshiruar, ai nuk mund të shqiptojë qartë as emrin e pandemisë.

Një tjetër moment qesharak është edhe momenti kur mban një fjalim para kamerave pa prezencën e mikrofonit apo të gazetarëve. Deputeti më qesharak në historinë e parlamentit shqiptar është cilësuar Kujtim Gjuzi. Në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga humbjet e jetëve dhe gjunjëzimi ekonomik për shkak të Covid 19, ai nga foltorja e parlamentit e cilësonte si grip stinor.

Si këto hyrje ka patur edhe shumë të tjera në parlamentin shqiptar, duke na terguar se jemi në një situatë ku kemi inflacion të deputetëve. Por sa i rëndësishëm është hartimi i listave të kandidatëve për deputet, nga i pari tek i fundit?

“Kjo ishte një nga shfaqet më të shëmtuara të tranzicionit shqiptar ku ne shohim se përfaqësues të kuvendit të shqipërisë nuk ishin ata që ne ishim mësuar të shohim që përmbushnin disi kriteret që ne do të donim të shikonim. Ajo që ndodhi është që listat shpesh plotësohen me njerëz që nuk i plotësojnë kriteret që qytetarët do të të donin që të ishin përfaqësuese të këtyre kandidatëve. Në këtë moment ne pamë që u plotësua kuvendi me njerëz që nuk kishin mundësi as të arikulonin” u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Emisioni i plotë:

Top Channel