Top Story/ Kamarierë e punonjës promocioni, ja kush janë kandidatët 20-vjeçarë të LSI-së

20/04/2021 23:39

Forca e tretë politike më e madhe në vend është LSI. Kjo forcë gjithmonë i ka dhënë mundësi të rinjëve që të përfshin në politikë. Edhe në këto zgjedhje një numër i lartë i kandidatëve të saj janë student. Por nëse bëjmë një karahasim me vitin 2017 kemi një ulje të ndjeshme të të rinjëve të përfshirë në lista.

“Sa i përket të rinjëve kanë përgjysmuar numrin e tyre. Në vitin 2017 kishim 104 të rinj ndërsa këtë vit e kanë përgjysmuar në 54. Por në këta vetëm 4 janë kandidatë potencialë për të qënë nesër në kuvendine shqipërisë” u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

Le të shohim më me detaje disa nga kandiatët e LSI për zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Numrin 34 në listën e Tiranës e mban Alert Zhurda, 21 vjeç. Ai ka lindur në Tiranë dhe që nga 2019 po vazhdon studimet për fizioterapi në Universitetin Europian të Tiranës. Si eksperiencë pune ka deklaruar kamarier si dhe menaxhimin e biznesit privat të familjes.

Nikoleta Peti mban numrin 33 në listën e kandidatëve të Tiranës. Ajo mbush 19 vjeç një muaj pas zgjedhjeve. Nikoleta Peti ka lindur në Greqi dhe jeton në Sauk. Prej vitit 2020 ka nisur studimet në nivelin Bachelor për Bioteknologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Si eksperiencë punë ajo deklaron se është trajnere tenisi që nga viti 2019.

Po në listën e Tiranës të LSI, në vendin e 27 është Sara Kau. Ajo është 20 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Nga viti 2019 e në vazhdim ajo është studente në degën Informatikë Ekonomike në një universitet privat. Ajo që bie në sy është që kjo vajzë deklaron se është bërë anëtare e LSI që në moshën 14 vjeçare. Madje në këtë moshë ajo ka nisur edhe punën si punonjëse promocioni.

Kalojmë tani në qarkun e Shkodrës, ku partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka listuar 12 kandidatura. Ndër to e 8 në listë është ajo e Elsidita Selaj. Ajo është 20 vjeçe dhe ka lindur në Shkodër. Prej vitit 2019 ajo vazhdon studimet për fizkulturë. Nuk ka eksperiencë pune por ka fituar disa medalje argjendi dhe bronzi në kampionatet e të rinjëve në Europë dhe në Ballkan.

Një tjetër 20 vjeçare është listuar e 6 në listën e LSI në Shkodër. Ajo është Melisa Brojaj dhe ka lindur në Koplik Malësi e Madhe. Në deklarimin e saj shihet që nga viti 2016-2019 ajo ka përfunduar gjimnazin Sherif Hoxha në Koplik.

Në 2020 ajo deklaron që ka nisur studimet për master në ekonomi dhe financë. Nuk dihet nëse është një gabim apo një falsifikim i CV-së, por pas gjimnazit nisin studimet Barchelor dhe jo Master, siç deklaron Melisa. Ndërsa nga viti 2020 e në vazhdim Melisa Brojaj deklaron se është menaxhere ne një biznesi në Londër.

Emisioni i plotë:

Top Channel