Nëse shohim me kujdes CV-në e kandidatëve të dy partive të mëdha do të kuptojmë që edhe këtë herë janë përfshirë në lista njerëz me arsim të dyshimtë.

Një prej kandidatëve të rrethit të Korçës është Niko Peleshi që mban numrin rendor 6. Ai është një politikan që arriti majat e pushtetit, por me një arsim tepër të dyshimtë.

Ai ka ushtruar detyrën si Kryetar i Dhomёs sё Tregtisё Korçё, si prefekt i qarkut të Korçës dhe më pas si Kryetar Bashkie. Ka mbajtur postin e zv/Kryeministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, më pas Ministër i Bujqësisë në mandatin e dytë. Aktualisht mban postin e ministrit të mbrojtjes që nga dhjetori 2020.

Në arsimimin e zotit Peleshi ka fakte tepër interesante. Sipas CV-së me firmën e tij, dorëzuar në KQZ, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë, nga 4 vite që ishte cikli i plotë.

Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000 – 2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në Universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike. Të dyshimta janë rrethanat sesi Peleshi është diplomuar, pasi rregullorja e Universiteteve nuk e lejon shkëputjen më shumë se 10 vite.

Emisioni i plotë:

Top Channel