Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) publikoi sonte në emisionin “Open” në Top Channel, sondazhin e fundit dhe projeksionet e opinionit publik mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit dhe në veçanti rezultatet e pritshme për kryeqytetin.

Qytetarët janë pyetur nga IPSOS për drejtimin në të cilin po shkon vendi, disa nga çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet Shqipëria dhe figura politike që qytetarët besojnë më shumë.

Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç, ndërsa për Tiranën nga datat 15 deri ne 19 prill me 1029 të anketuar mbi 18 vjeç.

Ky është sondazhi më i rëndësishëm dhe përfundimtar që i jep përgjigje pyetjes se për cilën parti do të votojnë Shqiptarët në 25 prill. Tek Tirana, sondazhi ndalet në mënyrë të veçantë dhe bën projeksionin e mandateve të deputetëve që pritet të fitojnë në 25 Prill- (sipas IPSOS) Partia Socialiste, Partia Demokratike apo forca te tjera politike.

Cila parti fiton zgjedhjet në Tiranë

Nga të dhënat rezulton se PS fiton bindshëm në Tiranë me 48.9% ndërsa ndiqet nga PD me 42.6%. Rezultat zhgënjyes ka LSI me 2.3% që ndiqet më pas nga PSD, Vetëvendosje, Thurje, Lëvizja për Ndryshim.

Si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI për qarkun e Tiranës

Në sondazhin e fundit të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Tiranës do të triumfojë PS me 48.9% dhe do të marrë 19 mandate. Kjo tregon se arrihet objektivi maksimal i përsëritur vazhdimisht nga Edi Rama dhe në listën e deputetëve përfshihet edhe Pandeli Majko.

Ndërsa PD do të marrë 17 mandate. LSI do të mbetet pa asnjë mandat, ndërsa lista e deputetëve në Tiranë do të ndahet vetëm mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD.

Në cilin drejtim po shkon Shqipëria, si përgjigjen qytetarët në Tiranë

Nga të dhënat rezulton se 54% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur vetëm 36% mendonin se po shkonin në drejtimin e duhur.

Për muajin prill, rezulton se 35% janë me mendimin se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar dhe vihet re rënia e shifrave me muajin mars pasi ishin 51% që kishin këtë mendim.

Kush mendoni se i fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Ndonëse u përball me dy sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia në mandatin e dytë, 42% e të anketuarve mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama e meriton mandatin e tretë.

Pyetjes së cili mendojnë se i fiton zgjedhjet, pavarësisht se kë votojnë, 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të mërkurë dhe vetëm 1% do të votonin për LSI.

Në krahasim me valën e parë të prillit, bien shifrat e PS nga 48% që ishin dhe rriten shifrat e aleancës PD-AN nga 32%.

Cila figurë politike mund të besohet më shumë në Shqipëri?

Edi Rama, i cili qeveris vendin prej 8 vitesh ka fituar besimin e njerëzve dhe këtë e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga IPSOS-Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga 2 mijë të anketuarit, 30% mendojnë se është figura politike më e besuar në Shqipëri. Pas tij vjen menjëherë Lulzim Basha me 22%, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi cilësohet vetëm nga 1% si figurë politike e besuar.

Ajo që vihet re është se nga muaji shkurt deri në prill, Rama dhe Basha kanë fituar më shumë besimin e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa Sali Berisha dhe Pandeli Majko konsiderohen nga 2% si figura të besueshme nga të anketuarit.

Ja në cilin drejtim po shkon Shqipëria

Nga të dhënat rezulton se 53% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur vetëm 39% mendonin se po shkonin në drejtimin e duhur.

Për muajin prill, rezulton se 35% janë me mendimin se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar dhe vihet re rënia e shifrave me muajin mars pasi ishin 47% që kishin këtë mendim.

Cilën parti do votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 25 prill

Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1% dhe arrin më shumë vota se opozita pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6% ndërsa rezultati zhgënjyes i mbetet LSI që arrin të fitojë vetëm 3.6%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA