Rama: PD, aeroplan pa bisht/ Socialistët mbyllin fushatën në Elbasan: Objektivi minimal, 9 mandate në 25 prill

20/04/2021 19:41

Mijëra qytetarë pushtuan për më shumë se 90 minuta ambientet e jashtme dhe fushën e stadiumit Elbasan Arena, në mbështetje të PS, drejt ndeshjes elektorale të 25 Prillit.

“Ne do të punojmë më shumë se kemi bëra Elbasanit shkëlqimin që I takon. 9 mandate është objektivi ynë minimal”, shprehet Balla.

Ne, tha Edi Rama, nuk duam pushtetin por shtetin për ti shërbyer Shqipërisë.

“E ndjeva vetën si pjesë e një skuadre kuq e zi që me 25 do të shkojë drejt këtyre këtyre të votimit. Jam I frymëzuar nga ky rrugëtim në këto stacione”, u shpreh Kryeministri.

Edi Rama publikisht lexoi të dhënat e kartës së tij të identitetit dhe çështjen e patronazhistëve e quajti si përpjekje e tërbuar për të futur shqiptarët në konfuzion.

“ Mbajeni shënim kartën time të identitetit. Ja e morët këtë kartë ca ju duhet. E dëgjuat liken thotë më kanë marrë numrin ne ju dimë sh numra. Mos u shqetësoni, karta e identitetit. Unë shumë krenar për partronazhistët e PS që e bëjnë një skuadër të madhe si partitë në SHBA”, tha kryeministri.

Edi Rama u shpreh i ashpër e plot ironi për të gjithë bllokun opozitar.

“PD aeroplan pa bisht më tregoni një arsye pse duhet votuar më tregoni një tullë vënë këtu një shkollë për spitalin e Elbasanit. PD nuk e meriton që Elbasani ti hedhë sytë dhe atë partinë tjetër të Monika Kryemadhit ajo është qamet tjetër Kristoforidhi të votosh Monika. Aqif Pasha t’ju vinte pranë e ti thoshit si thua votohet Ilir Meta, një president që i thotë vajza babi mos pi hajde në shtëpi, ne duhet ta ndihmojmë ta kthejmë në në shtëpi”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA