“Porosia” çon në pranga 44-vjeçarin, synonte të kalonte drejt Malit të Zi tetë emigrantë të paligjshëm

20/04/2021 09:11
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar tetë emigrantë të paligjshëm, me qëllim për t’i kaluar drejt Malit të Zi.

Njoftimi i plotë:  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”. 

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel