Ngjarja në Kavajë/ Veliaj: Saliu e Iliri s’e mbajnë dot më peng Kavajën, të dëshpëruar nga humbja

20/04/2021 09:52

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas incidentit për një vend parkimi mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta nuk e mbajnë dot më peng Kavajën.

Saliu e Iliri s’e mbajnë dot më peng Kavajën. Dëshpërimi i humbjes të shtyn të trajtosh çdo konflikt banal rrugësh si Vaterlo fatale! Grow up”, shkruan Veliaj.

Top Channel