Ambasadorja Chryssoula Aliferi, drejtuesja e Zyrës ndërlidhëse të Athinës në Prishtinë, pohoi për Radion Europa e Lirë se Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj europiane, edhe pse pozicioni i vet kundrejt pavarësisë, “mbetet i pandryshuar”.

Greqia, sipas Aliferit, përkrah konsolidimin e paqes, demokracisë, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit ekonomik si dhe sundimin e ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë sfond, Athina zyrtare ka qenë një mbështetëse e fuqishme e perspektivës europiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e BE-së”, u shpreh ajo. Aliferi po ashtu përsëriti se Athina zyrtare e ka ftuar ministren e re të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla për vizitë zyrtare dhe se “data për këtë do të caktohet në kohë”. Gjatë një takimi me Aliferin në 15 prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte insistuar që Greqia të njohë pavarësinë. Ajo është në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së, qe ende refuzojnë ta hedhin këtë hap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA