5 milion lekë gjobë për Lëvizjen Vetëvendosje/ Organizoi tubim, duke shkelur masat anti Covid

20/04/2021 09:16

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 50 milionë lekë (të vjetra) në Lezhë, pasi, sipas policisë ka bërë organizime në kundërshtim me aktin normativ në fuqi.

Disa ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tubim, para drejtorisë vendore të policisë së Lezhës, në shkelje në Aktit Normativ, ku nuk është ruajtur distanca fizike dhe masat e tjera mbrojtëse.

Lëvizja Vetëvendosje i bashkohet subjekteve të tjera politike që janë gjobitur për grumbullime masive gjatë fushatës elektorale, në kundërshtim me masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Top Channel