Veliaj dënon sulmin në xhaminë në Rr. e Kavajës: “Nuk përfaqëson frymën e paqes dhe të mirësisë që fal Ramazani. Shërim të shpejtë të plagosurve”

19/04/2021 17:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë sulmin me thikë ndaj qytetarëve në Rrugën e Kavajës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ky akt i rëndë nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, nënvizon Veliaj.

Top Channel