Tërmeti i shembi banesën/ Rama publikon rrëfimin e banorit: Gjarpërinjtë na futeshin brenda. Shtëpinë na e bënë me kushte 100 herë më të mira

19/04/2021 11:40

Kryeministri Edi Rama ka sjellë rrëfimin e një  banori nga Gjepalaj i Shijakut, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Qytetari Osman Rusi shpjegon se tërmeti ia shkatërroi shtëpinë, por shprehet falënderues që pranë iu gjend bashkia dhe strukturat qendrore të qeverisë.

Ai thotë se fatmirësisht, shtëpia e shkatërruar u ndërtua në kohë rekord prej tyre dhe ai e familja e tij tanimë, strehohen në një shtëpi të re.

“Data 26 nëntor e di gjithë Shqipëria se si ka qenë për ne. U bë edhe në kushte 100 herë në kushte më të mira se e oatëm, dhe në kohë rekord. Jam shumë i kënaqur, bravo i qoftë, jam shumë i kënaqur.

Kemi jetuar kiamet, pisllik i madh. Kur ra tërmeti, që doli pranvera gjarpërinjtë futeshin brenda se u hap shtëpia”, u shpreh Rusi.

Top Channel