Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit me armë në zyrën elektorale të PD-së.

Në një deklaratë për media Basha e ka cilësuar si akt burracak dhe atentat ndaj demokracisë ngjarjen e sotme në Kavajë ku mbeti i plagosur mbështetësi i PD, Bledar Okshtuni, ndërsa i ftoi qytetarët që në 25 prill t’i dënojnë masivisht me votë.

“Atentat kundër PD dhe Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që ai e di që humb, një njeri që ka humbur çdo lloj kufiri njerëz, tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundit, kërkojnë të frikësojnë Kavajën dhe PD-AN, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na janë mbyllur gojën kurrë, do të marrin përgjigjen me votë të dielën nga Kavaja. Të tilla akte kanë shënuar akte të mëdha, tregojnë humbjen e toruan nga një grusht njerëzish që e dinë që shqiptarët janë të vendosur që t’i largojnë”, tha Basha.

Top Channel