Sulmi me thikë brenda xhamisë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës shkaktoi panik të madh të njerëzve që ishin të pranishëm.

Pas neutralizimit të ngjarjes dhe arrestimit të autorit 34-vjeçar, Rudolf Nikolli, nisi menjëherë puna për pastrimin e njollave të gjakut brenda objektit të kultit. Autori nuk është mjaftuar me plagosjen e besimtarëve, por ka sulmuar me thikë edhe qytetarët që po kalonin në rrugë, ku njëri prej tyre është plagosur.

Fatmirësisht të plagosurit Donald Koçi, Mariglen Konja, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në sallën e operacionit ndodhet menaxheri i xhamisë, Kleon Jaupaj sepse e ka kapur thika në pjesën e mesit.

Autori jeton në Klos bashkë me familjen por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni. Veç këtij akti të rëndë, ai gjithashtu ka dhunuar edhe familjen që ka në Klos.

Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik.

Nikolli ka qenë në kërkim policor, pasi në mars të këtij viti ka plagosur Robert Kurtin tek terminali i autobuzave pranë kthesës së Kamzës më 11 mars. Pas një konflikti verbal me njëri-tjetrin, ai e ka plagosur me thikë 32 vjeçarin.

Top Channel