Kryeministri Edi Rama është sot në Peqin në kuadër të fushatës elektorale.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për Partinë Socialiste, pasi sipas tij Kryemadhi, Basha, Berisha dhe Meta e duan Shqipërinë vetëm për vete.
Rama: Nuk mund të ndodhi që Peqini dhe Elbasani të kthehen prap te Dash Sula. Është e pamundur, por nuk mund të kthehesh prap as te Luli, Saliu, Likja dhe Mona sepse dallimi është shumë i qartë. Ata e duan Shqipërinë për vete. Ne e duam për njeri-tjetrin për Shqipërinë.
Në 25 prill të marrim një vendim të qartë dhe të prerë. Ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë me forcën e bashkimit tonë. Të bashkuar nuk ka asgjë që na ndal, ne nuk na ndali dot tërmeti, virusi. Nuk na ndal gjë në rrugën tonë.
Top Channel