Papunësia e bëri artiste/ Artizania e qëndismave dhe punimeve me grep që jeton në Bulqizë

19/04/2021 12:49

Kjo është Shega Karaj e cila prej një viti punon rregullisht nga shtëpia pasi periudha e pandemisë bëri që ajo të zbulojë pasionin dhe talentin për punime artistike me dorë.

Shega krijon mozaikë shumëngjyrësh me qëndisma, me grep apo me rruaza.

Modelet që ajo zgjedh,ngjyrat që përdor format i përshtat me ambientin ku ato do të vendosen dhe për ata që do të interesohen që duan t’i blejnë këto punime.

Përtej kënaqësisë dhe lodhjes ajo jeton me këto punime duke i siguruar të gjitha vetë materialet me të cilat realizon modelet. Pavarësisht vështirësive sekretet e zanatit por edhe pasionin dëshiron t’ua lërë trashëgim edhe të tjerëve.

Top Channel