Njolla gjaku në tokë/ Shikoni pamjet brenda selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë

19/04/2021 22:04

Top Channel ka siguruar pamjet e selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë gjatë mbrëmjes së sotme.

Aty duken njollat e gjakut të Bledi Oshtunit, i cili u plagos nga Ndricim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndricim Jonuzi. Pas ngjarjes, atje shkoi menjëherë kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me kandidatë për deputetë të selisë blu për të parë nga afër se si është situatë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije Ndricim Tahiri se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri. Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

 

Top Channel