Ngjarja në xhami/ Imami Kalaja flet i përlotur dhe me zë të dridhur: Ndodhi akt barbarie, uroj që të mos jetë sulm terrorist

19/04/2021 16:58

Imam ii xhamisë tek Rruga e Kavajës ku ndodhi plagosja me thikë e 6 personave ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë duke thënë se situata është nën kontroll.

Me lot në sy e zërin që i dridhej, imami Ahmed Kalaja e cilësoi si “akt barbarie”, ndërsa shpresonte që të mos ishte sulm terrorist, por autori të jetë person me probleme të shëndetit mendor.

 “Sot pas drekës, rreth orës 02:00 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha” ku një njeri i armatosur me thikë godet besimtarët Brenda xhamisë, por nuk mjaftohet dhe godet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit që personi ështëe arrestuar. Falenderoj të gjithë ata besimtarë të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj situatës, është nën kontroll, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist por njeri me të meta mendore. Shpresoj që për punë orësh, xhamia të kthehet në gjendjen e mëparshme. Zoti i madh largoftë nga ne njerëz me probleme që duan të prishin qetësinë e këtij muaji të shenjtë, të madh e të begatë. Janë plagosur disa vëllezër por edhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar Zotin në ato momente. E rëndësishme është që situate është mirë”, tha Kalaja.

Top Channel