Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në “Breaking”/ Flet për zbritjen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit: Emocioni që kam ndjerë kur ceku pistën…

19/04/2021 13:51

Ministrja e Infrastrukturës, njëkohësisht edhe kandidatja për deputete në zonën e Kombinatit, Belinda Balluku e ftuar në “Breaking” të Top News, e komentoi si ndër momentet më të bukura të saj në karrierë hapjen e aeroportit të Kukësit.

Sipas saj ishte një emocion i papërshkrueshëm momenti kur avioni preku pistën.
Atë që kam ndjerë dje në aeroportin e Kukësit, kur avioni ceku pistën, emocioni që kam ndjerë që të gjithë shikonin avionin dhe përshëndesnin ‘Air Albania’. Nuk e kam reshtur punën në asnjë moment, jam nga veriu në jug gjatë ditës dhe patjetër gjej kohën e Kombinatit që të ulem me ta të bisedoj, të marr prej tyre sugjerime kritika pse jo. Fushata po shkon mirë, është me frymë të shkëlqyer, janë të infomuar e i njohin nga afër të gjitha punët, kjo fushatë të jep më shumë arsye për të punuar më fort”.

Balluku foli dhe për vaksinimin masive anti Covid. “Synimi jonë është vaksinimi masiv, padyshim duke pasur mungesën e kontaktit, unë nuk njihem shumë për aktivitet në rrjete sociale jam një person i terrenit me thënë të drejtën. 350 mijë vaksina, ne vazhdojmë të respektojmë me rigorozitet të mbrohemi nga pandemia. Siç ishte dje rasti i Kukësit shqetësohemi për këtë pjesë, por deri në ditën e fundit të fushatës do të vazhdojmë të respektojmë rregullat anti Covid”.

Top Channel