Me vrap drejt autorit të sulmit me thikë/ Besimtarët bëhen bashkë për të shtrirë në tokë 34-vjeçarin. Çfarë bëri kur doli jashtë (Detaje+Pamje)

19/04/2021 16:45

Tiranë – Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”, ku një 34-vjecar plagosi me thikë 6 persona.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasi ka plagosur personat brenda xhamisë, tentoi të hynte në një dyqan metrazhesh, por i kanë mbyllur derën dhe më pas është drejtuar tek një piceri. Aty ka plagosur Donald Kocin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi doli nga xhamia, në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si besimtarët jashtë nxituan që ta rrethonin për ta shtrirë në tokë dhe t’i mbanin duart e lidhura derisa të vinte policia. Ata u bënë bashkë për të neutralizuar situatën që të mos plagoseshin persona të tjerë.

Ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit sepse e ka kapur thika në pjesën e mesit është Kleon Jaupaj, menaxheri i xhamisë.

Top Channel