Erion Mane është një prej biznesmenëve që i është drejtuar presidencës për shkak të problemit që pati me Autoritetet Rrugore dhe përgjigjes që mori nga Blendi Gonxhe, drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR.

Para se të tregonte historinë e tij, Meta tha publikisht se pas kësaj, “Çdo gjë që të ndodh ty, do ta kem me bablokun e rilindjes. Sot do t’i vë një nga shoqëruesit e mi ta survejojë”.

Erion Mane tregoi se mori përgjigje pozitive nga Gonxhe dhe në momentin kur mendonte se kishte shpresë për zgjidhjen e problemit, ai i dërgoi një fotografi të publikuar në Facebook ku mbështeste LSI-në.

Erion Mane: 12 maj 202, pas një takimi në Presidencë, në lidhje me çështjen e vështirësive të pandemisë dhe vështirësitë e këtij sektori. Pas këtij takimi, rreth muajit qershor kur filloi të lirohej sektori i turizmit, marr çdo të shtunë gjoba të herëpashershme nga Autoritetet Rrugore. Duke thënë herë pas here se përse marr këto gjoba duke qenë se është bërë liberalizimi i licensave turistike. Më kanë thënë drejtohuni në gjykatë por zgjat 1-2 apo 3 muaj dhe duhet të qëndroj pa punë derisa të japë vendimin. E njëjta gjë më ndodh të shtunën.

Marr një mesazh nga shoferi që më thotë, më ka ndaluar policia pranë 21-shit dhe kërkon çdo dokumentacion me themel, pas 2 minutash më kanë kërkuar taografin dhe për herë të tretë e kanë ndaluar se duhet të vihet neni 86/6. Në një komunikim, vetëm polici rrugor me personin që i jepte urdhrat i thoshte që nuk ekziston më ndërsa ai i kërkonte foton e printuar urgjentisht dhe të shihte gjobën.

Biseda me Blendi Gonxhen

Erion Mane: Shpresoj që kjo gjë të marrë fund 1 ditë. U bë 2 vjet që policia rrugore justifikohet se drejtoria e licencimeve nuk ka vënë në dijeni policinë rrugore mbi heqjen e certifikatës turistike.

Blendi Gonxhe: Është gabim i policisë, është njoftuar në çdo formë zyrtare e janë aktet në fuqi që e detyrojnë. Po lidhem tani përsëri mbi rastin.

Erion Mane: Ju e dini, unë skam më asnjë fuqi u bënë për 1 vit 8 miljon lekë që paguaj të njëjtën gjë.

Blendi Gonxhe: Ju s’duhet të paguani asnjë lek, po lidhet tani drejtori ynë dhe unë vetë. Ç’dmth ke paguar 8 mln lekë? Më mblidh tërë faturat e vendimet e komisioneve të gjobave që ke marrë ose paguar dhe do fus unë juristin e DPSHTRR të hapë çështje ndaj OASH dhe policisë. Njoftova sekretarin e përgjithshëm me MIE që ka bërë takimin me MB për këtë çështje për ti sqaruar.

Erion Mane: E rëndësishme është që ju i njihni problematikat tona.

Blendi Gonxhe:Mos paguani asgjë. Do vini personalisht tek ty të marrë letrat.

Në fotografinë që publikoi me Monika Kryemadhi, Blendi Gonxhe i shkroi: “Sipas teje, unë i bie të jem ndonjë gjethe e kalbur.”

Top Channel