“Im bir është sëmurë”/ Babai i autorit të sulmit: Më ankohej se e ndjekin gjithmonë!

19/04/2021 19:23

Babai i 34 vjecarit Rudolf Nikolli ka treguar se i biri nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpesh kishte shfaqur probleme të rënda.

Nikoll Nipolli thotë se ata janë katolikë por i biri shumë vite më parë është konvertuar në mysliman dhe prej disa kohësh jetonte në Tiranë, Peshkopi por edhe në emigrim në Maqedoninë e Veriut.

Ai tregon se i biri ishte shtruar në spitalin psikiatrik dhe kishte marrë mjekime, por që nuk i ka ndjekur. Rudolf Nikolli ka patur probleme edhe më parë edhe ishte në kërkim, babai i tij thotë e ka ndihmuar sepse ka patur shumë probleme veçanërisht kur kaloi covid.

Nikollë Nikolli: E kam pyetur, pse je i irrituar, tha më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Se kush janë ata, nuk e di. Tha unë e di se do më vrasin, se do më zhdukin. Shumë njerëz më vijnë nga mbrapa tha. Ose e ka nga sëmundja ose origjinale, se di. Kur rri i qetë me të, këtë llaf më ka thënë. Ai çohej disa herë jerm. Mendoj se ka pasur kërcënime, se e kanë ndjekur njerëzit. Nëse ke pasur borxhe, i thoja t’i paguaj unë të gjitha. E largova nga shtëpia “Qemal Stafa”, i mora një vend tjetër me qera dhe i thashë po tani a të ndjek njeri, vazhdojnë të më ndjekin ata persona tha. Dhe tek xhamia e Kavajës rrallë herë ka shkuar të falet.

U largua nga xhamia e Kavajës dhe falej në xhami tjetër. I pata thonë, mos shko në xhami nëse e sheh se nuk të duan njerëzit e të thonë je kaurr. Të falmen në xhami e ka bërë që në shkollë të mesme. Kam parë disa njerëz nga Peshkopia dhe një çun dhe i kam thënë most ë shoh më tek çuni im. Ai nuk ka ardhur më. Disa njerëz vinin, i shkonin çunit mbrapa dhe i thoja mos t’ju shoh më me sy. Kam frikë se i kanë futur çunit ndonjë ilaç dhe është vërtetë i degraduar me këto probleme, ose e ka nga stresi se e kanë kthyer në rrugë në Rinas.

Top Channel