Një gjuetar ilegal është shkelur për vdekje nga një tufë elefantët teksa i shpëtonte rojeve të botës së egër në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.
Trupi me plagë të rënda i gjuetarit të dyshuar të rinocerontëve u gjet në pjesën jugore të parkut, ku besohet se ishte në gjueti me dy njerëz të tjerë para se të zbuloheshin nga rojet e rezervatit që u vunë në ndjekje të tyre.
Duke përdorur helikopterët dhe qentë nuhatës, rojet kishin ndaluar një prej shkelësve i cili tha se besonte se të tjerët mund të ishin vrarë kur hasën një tufë elefantësh me të vegjëlit e tyre.
Bashkë me trupin e viktimës zyrtarët gjetën dhe një çantë me një pushkë, një sëpatë dhe objekte të tjera. Përfaqësuesi i parkut kombëtar Kruger, Gareth Coleman, tha: “Jemi krenarë për punën e grupit tonë, të aviatorëve dhe njësisë K9. Është për të ardhur keq që u desh të humbiste një jetë, pro me disiplinën dhe punën në grup kemi arritur të ndalojmë valën e gjuetisë ilegale të rinocerontëve në parkun tonë”.
Coleman shtoi: “Fushata kundër gjuetisë ilegale është një përgjegjësi për të gjithë ne pasi kërcënon ushqimin e njerëzve, shkatërron familje dhe merr burime të rëndësishme që mund të përdoren për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimit”.
Top Channel