Dy të vdekur nga përplasja e makinës Tesla “pa njeri në timon”

19/04/2021 20:52

Dy burra kanë gjetur vdekjen kur makina e tyre Tesla u përplas me një pemë dhe mori flakë në Texas, SHBA, ndërsa policia tha se në sediljen e shoferit nuk ndodhej asnjeri.

Modeli i vitit 2019 Tesla S po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur nuk arriti të llogariste një kthesë në një rrugë me zigzage.

Dy viktimat ishin të dy në të 50-at e tyre  dhe u gjetën njëri në sediljen e përparme të pasagjerit dhe tjetri në sediljen e pasme.

Kompania Tesla nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave për komente.

Provat sugjeronin se “asnjë person nuk po drejtonte mjetin në momentin e përplasjes,” tha Mark Herman, i policisë së Harris County duke shtuar se çështja është ende në hetim.

Autoritetet nuk thanë nëse ishte aktivizuar opsioni ‘Autopilot’ i mjetit për drejtimin automatik.

Ajo që Tesla quan ‘Autopilot’ është në fakt një sistem drejtimi gjysmë-autonom që mund të drejtojë makinën në disa rrethana të kufizuara. Ndërsa një sistem drejtimi i quajtur “vetë-pilotim i plotë” pritet të lëshohet në fund të këtij viti.

Tesla thotë se megjithë sistemet automatike të drejtimit, shoferi njerëzor duhet të jetë gjithë kohës vigjilent dhe me duart në timon.

Por megjithatë në mediat sociale shihet video ku shoferët e Tesla i zë gjumi në timon ose dhe kalojnë në sediljen e pasme.

Grupi vëzhgues britanik Thatcham – thotë se përkufizimet e përdorura nga Tesla për sistemin e drejtimit të asistuar janë keqinterpretuese dhe mund të inkurajojnë sjelljet e rrezikshme.

Gjermania ka ndaluar reklamat e makinave me trema “autopilot i përfshirë” dhe “potencial i plotë për drejtim autonom”.

FOTO GALERI
5/5
Gjermania ka ndaluar reklamat e makinave me trema "autopilot i përfshirë” dhe "potencial i plotë për drejtim autonom”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA