Dr.Najada në Top Talk: Nuk kam patur teserë partie. Ja me çfarë u përballa brenda mureve të PS

19/04/2021 18:38

Najada Çomo, e cila është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës ka zbuluar në “Top Talk” se si u prit kur hyri për herë të parë në ndërtesën e PS.

Shefja e Infektivit tregoi se deputetët e pritën mjaft mirë sa iu duk se kishte kohë që i njihte dhe ishte pjesë e ekipit të tyre.

Najada Çomo: Kur shkova ditën e parë, ishte hera e parë që hyja në ndërtesën e PS. Sinqerisht kisha pak turp, megjithëse në punë jam mësuar të kem lloj lloj situatash, këto njerëz që kanë kaq vite që kanë punuar. Unë do jem një socialiste shumë e mirë. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar politikisht.

Kur ngjita shkallët dhe u takova me deputetët, më kanë pritur aq mirë sa u ndjeva në siklet se si mund të më presin aq mirë mua që në fund të fundit, nuk është se po vij nga radhët zyrtare për të qenë kandidate për deputete. Mikpritja e tyre ishte aq e mirë sa mu duk sikur kisha kohë që isha aty, packa se takimet e mia ishin të pakta për shkak të angazhimit që vazhdoj në spital.

Top Channel