“Do japim 5 mijë euro dhe do bëjmë amnisti fiskale”- Ja premtimi i Ramës për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri

19/04/2021 13:05

Kryeministri Edi Rama ka premtuar amnisti fiskale për të gjithë emigrantët që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, për një biznes, si hapja e një bujtine.

Rama tha se do t’i japë edhe nga 5 mijë euro, në mënyrë q shtëpinë e babait, apo gjyshit ta hapë, të investojë në të dhe ta kthejë në bujtinë.

Rama: Jam si vetëdijshëm që për Peqinin ka shumë për të bërë dhe ndërkohë që gjithë ata në këtë Bashki merren me tokën, e kanë ndjerë mbështetjen tonë dhe janë çliruar nga barra e shumë shpenzimeve.

Ne do ti mbështesim me gjithë forcën të rejat dhe të rinjtë. Të gjithë këtu kanë një celular, dinë të përdorin me tekonologjinë digjitale bazike, por duke i futur në rrjetin e kurseve të teknologjisë ata të mund të krijojnë punën e tyre te kompjuter.

Do t’i japim të gjithë emigrantëve një mundësi për ta hapur derën e shtëpisë të gjyshit, të babës dhe të bëjë një bujtinë duke shfrytëzuar edhe prodhimet e zonë. Do japim 5000 euro dhe do t’i amnistojmë paratë. Do t’i bëjmë amnisti fiskale pavarësisht se mund t’i ketë poshtë krevatit apo i ka kursyer dhe ruajtur diku, do t’i japim mundësi ti sjelli t’i fusi në bankë dhe të krijojë këtu një biznes dhe për të pasur më shumë të ardhura se saç fiton jashtë shtetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA