Shefja e Infektivit, Najada Como ka folur në “Top Talk” për përfshirjen në politikë dhe kandidimin si deputete në listën e PS në qarkun e Tiranës.

E pyetur nëse do të pranonte ftesën e Lulzim Bashës, Çomo tha se opozita ka dhënë vetëm fjalë negative për punën e stafit në spitalet Covid, ndaj nuk kishte si të merrte një ftesë për tu bërë pjesë e tyre.

Najada Çomo: Ka një gjë që në të gjithë këtë pjesën e pandemisë së këtij viti kemi parë shumë njerëz që na kanë suportuar, pra biznese të ndryshme, njerëz të thjeshtë, qoftë një tufë me lule, atë ç’ka ne nuk pamë si grup i madh nuk dëgjuam një fjalë pozitive por vetëm negative për punën e bërë, kështu që nuk kisha si të ftohesha nga pjesa e opozitës.

Thirrja nga kryeministri i vendit ishte organike sepse gjatë gjithë kohës së pandemisë ne kemi qenë në kontakte të paktën online dhe ka qenë 3 ose 4 herë duke ardhur 5 metra larg pacientit të shtruar dhe ishte një suport i mirë moral për ata që punojnë në spitalet Covid nga dita e parë deri sot.

Top Channel