Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Njëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 100 janë plagosur nga dalja tragjike nga binarët e trenit të pasagjerëve mbrëmë në veri të Kairos në Egjipt.
Katër nga vagonët e lidhur me trenin përfunduan jashtë hekurudhës mbrëmë në qytezën e Banha, konfirmuan autoritetet. Pamjet shokuese të postuara në mediat sociale tregonin vagonët e përmbysur dhe pasagjerët e tmerruar që zvarriteshin për të shpëtuar.
Treni i mbushur plot me njerëz po udhëtonte nga kryeqyteti Kairo drejt Mansoura në deltën e lumit Nil, kur ndodhi aksidenti i rëndë. Autoritetet thanë se 98 njerëz ishin marrë nga flota e ambulancave që erdhën në skenën e aksidentit, ndërsa grupet e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar mes rrënojave.
Shumica e plagosjeve ishin të vogla me pak raste kritike, tha zëdhënësi i minsitrisë së shëndetësisë Khaled Megahed.
Tragjedia është e treta brenda një muaji në hekurudhat e Egjiptit.
Javën që shkoi 15 njerëz u plagosën nga një aksident hekurudhor në Sharqia.
Ndërsa tre javë më parë dy trena u përplasën fatalisht në qytetin Tahta pranë lumit Nil, duke vrarë të paktën 32 e duke plagosur rreth 200 udhëtarë.
Në mars 2018, Presidenti Abdel Fattah el-Sissi tha se 250 miliardë paundë egjiptianë ($14 milairdë) nevojiten për përmirësimin e sistemit të amortizuar hekurudhor.
Në vitin 2002, rreth 300 njerëz u vranë nga një zjarr që shpërtheu në një tren nate që udhëtonte nga Kairo në jug të Egjiptit.
Top Channel