Shëngjin/ Laguna e mbushur me mbetje, nuk mund të jetojë asnjë gjallesë
18/04/2021 13:54
Laguna pranë fshatit Ishull në Shëngjin paraqitet në gjendje kritike, duke mos krijuar kushtet e përshtatshme për gjallesat.
Për Top Channel, raporton një qytetar nga kjo zonë. “Kjo është laguna e Murgjanit, në fshatin Ishull në Shëngjin”.
Sipas qytetarit, mbetjet e qytetit depozitohen në lagunë. “Shihni me sy çfarë mbetjesh, të gjithë plehrat e Shëngjinit, të tëra depozitohen këtu prej landfillit të Shëngjinit. Si mund të jetojë një gjallesë këtu, peshku, rosa apo çdo lloj shpendi?”
Top Channel