Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, ndodheshin këtë të diel në kantierin e lagjes “5 Maji” për të inspektuar nga afër punimet.

Ky kantier brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri dhe një tjetër pol i Kryeqytetit, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.

Ministri Ahmetaj u shpreh se:

“Për qytetarët këtu do të ketë edhe 1000 apartamente për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Këtu do të alokohen institucionet qendrore, një nga ministritë e Financave ose Bujqësia dhe kuartieri i tatim doganave. Shumë shpejt do të fillojë puna në dy godinat e financuara nga donatorët. Janë planifikuar punimet edhe te “Bregu i Lumit”. Në qendër të kantierit do të jetë edhe një shkollë e madhe profesionale që do të ndërtohet me donacionin e qeverisë greke”.

Top Channel