“Rama ik” nuk mungon në Tropojë/ Kryeministri: Thashë si s’po del. E forta është që ja fusin me vrap

18/04/2021 19:20

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tropojë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa po fliste para banorëve, doli një person që bërtiti “Rama ik” dhe mori menjëherë vëmendjen e kryeministrit.

“Doli, thashë si s’po del. Është njëri atje matanë muri, “Rama ik”. Unë do iki, po ti ku do ikësh. Po e forta është që thonë Rama ik e ja fusin vetë me vrap”, tha Rama.

Ndër të tjera, theksoi se Tropoja zonë është një thesar, ndaj agro-turizmi do të lulëzojë në vitet e ardhshme, duke shtuar se vaksinat do t’i sillte në Shqipëri, sikur edhe nga fundi i botës.

“Mendojeni njëherë, se ngelët duke çuar rryla në Tiranë. Berisha është lider, i mbrapshtë sa të duash, por lider. Basha është si kukull që kurdiset. E kurdis për barbi, bëhet barbi, si ta kurdisësh. PD nuk vuri një tullë me Saliun, imagjinoni të zgjohet Luli të vijë këtu. Do e mbajë mend udhëtimin në Tropojë e i duket se Tropoja është në Australi. Tropoja është një thesar, ku kemi investuar dhe do të investojmë.

Në Tropojë, agro turizmi do të lulëzojë në vitet e ardhshme. Problemi i pandemisë është shumë i rëndë. Vaksinimi masiv u bë me forcën e karakterit dhe vendosmërisë, me forcën e shpirtit, për të thënë jo. Do i sjellim vaksinat dhe i bëmë, siç e bëmë për tërmetin. Nuk i lamë nëpër kapanone, ndërsa në Itali rrinë jashtë. Ne nuk iu vumë atyre personave që u prekën asnjë barrë, asnjë kredi, por ua dhamë falas shtëpitë”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA