Konflikt mes të rinjve në Sauk, kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë dhe dy vëllezërit e tij mbeten të plagosur!

18/04/2021 10:03

Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij pas një sherri të përfshirë me disa të rinj të tjerë në Sauk.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe burime nga policia bëjnë me dije se shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një vajzë.

Si pasojë e konfliktit mes të rinjve, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi Klodian Doka, dhe Eltion Doka, 23-vjeç, ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, të tre vëllezër.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në foto: Klodian Doka.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Top Channel