Kapet me fara kanabisi gati për t’i shitur, arrestohet i riu në Fier, procedohen penalisht dy të tjerë

18/04/2021 09:48

Policia e Fierit, pas një pune hetimore disa mujore, ka goditur një rast të tentativës për kultivim, prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u proceduan penalisht dy të tjerë.

Policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit T.C., 34-vjeç për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do tja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë/ Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Divjakë një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore disa mujore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do tja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Top Channel