Ilustrim

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi i shtetasit Edomond Braka u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë/ Fier

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel