Digjet makina e zyrtarit të Partisë Demokratike në bashkinë e Vaut të Dejës, kryetari i grupseksionit: Nuk kam konflikt me asnjë person!

18/04/2021 12:02

Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës.

Ariston Drini, në pronës të të cilit është mjeti tip fuoristradë Fort ka deklaruara se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin të përfshirë nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës.

Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme, ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

Top Channel