Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Hasit, ku tha se ky qytet është lënë në harresë nga qeveria aktuale.
“Ne punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, të cilëve ju takon bashkërisht. Ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar dhe fisnik, njihet në ditë të vështira, një popull bujar dhe fisnik dhe është e njëjta fjalë, bujarë dhe fisnikë. Si hasjanët nuk e meriton varfërinë, mungesën e infrastrukturës, mungesën e energjisë elektrike. Lakun e marrëveshjeve të cilat ju marrin nga xhepi qindarka e fundit për të mos ju dhënë asgjë mbrapsht. Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare”, u shpreh Basha para hasjanëve.
Sipas tij, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, do të sjellë një epokë të re për Hasin dhe për Shiqpërinë. “Me votën tuaj më 25 prill, ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim, e rinisë hasjane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa! Sepse 8 vite janë një kohë e gjatë, shumë e gjatë për ta provuar një njeri. Edhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar e gjithë Shqipëria.
Masivisht sepse duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim përpara drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, atëherë duhet dhe do të ketë pjesëmarrjen më masive në votime. Asnjë të mos mbetet pa votuar. Derë më derë, shtëpi më shtëpi, hasjane e hasjanë, nënat e Hasit, bashkëshorte, gra, vajza ju që keni vuajtur dhe vuani më shumë se çdokush largimin e djemve tuaj. Baballarë të Hasit, ju që sakrificën e një jete të tërë nuk e shijoni dot për një arsye të vetme, për një dështim, për një përgjegjës të cilin keni në dorë ta largojmë me votë më 25 prill”.
Top Channel