Basha në Kukës: Qyteti më i prekur nga ikja e rinisë! Nuk ndryshon po nuk larguam shkaktarin e vuajtjeve

18/04/2021 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdoi sot fushatën elektorale ën Kukës, ku tha se ky qytet është është më i prekuri nga emigrimi i të rinjve.

Basha kërkoi votën për numrin 9 për “të penguar largimin e të rinjve”.
Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe gjithë Shqipëria”.

Sipas Bashës, e vetmja zgjidhje është ardhja në pushtet e së djathtës. “E vetmja gjë që e shëron këtë është ndryshimi, bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Faleminderit edhe njëherë nga zemra për këtë pritje me lejen tuaj! Kukësi voton numrin 9 për ndryshim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA