10218 vaksinime janë kryer ditën e sotme.

Shifra u publikua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa tha se nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë marrë dozën e parë, një pjesë e tyre edhe të dytën, 324, 840 qytetarë.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në të gjithë vendin, ku qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.

Top Channel