Plot dy dekada! Ushtria amerikane do tërhiqet nga Afganistani (pamjet nga lufta më e gjatë)

17/04/2021 10:58

Presidenti Joe Biden ka bërë me dije tashme se planifikon t’i japë fund luftës më të gjatë të SHBA dhe se është “koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe” nga Afganistani, edhe pse kritikët paralajmërojnë se paqja nuk është e garantuar pas një pranie 20-vjeçare të trupave amerikane atje.

“Ne shkuam në Afganistan për shkak të një sulmi të tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë,” tha Presidenti Biden. “Kjo nuk mund të shpjegojë se përse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021,” tha ai në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden njoftoi se të 2,500 trupat amerikane të mbetura në Afganistan do të fillojnë të tërhiqen duke filluar nga 1 maji dhe tërheqja do të përfundojë përpara 11 shtatorit.

Më poshtë disa nga momentet nga lufta 20-vjeçare.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel