Historia që tronditi botën/ Zbulohet “ferma e incestit”, 3 motra përdhunoheshin nga babai dhe vëllezërit dhe lindin disa fëmijë

17/04/2021 01:59

Patriarku i familjes më famëkeqe të Australisë, drejtonte atë që është quajtur nga mediat “ferma e incestit”, duke përdhunuar bijat e tij bashkë me djemtë, e duke lindur fëmijë me to.

Tim Colt dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me tre nga vajzat e tij, të njohura si Rhonda, Betty dhe Martha, dhe i ka lënë ato shtatzanë, duke shtuar më shumë familjen e tij.

Klani 38-anëtarësh Colt, u detyruan të jetonin në skllavëri në një histori të sëmurë të inçestit, neglizhencës dhe pedofilisë që tronditi botën. Fëmijëve u janë dhënë pseudonime të caktuara në gjykatë për të fshehur identitetin e tyre. Tre nga vajzat e Colt që janë paraqitur në gjyq, janë sulmuar dhe dëbuar nga komunitetet për shkak të fëmijëve të tyre të lindur, produkte të përdhunimit dhe marrëdhënieve seksuale me babanë dhe vëllezërit e tyre.

Tim Colt gjithashtu pretendoi se ishte prind i 13 fëmijëve të vajzës së tij Betty, katër nga pasardhësit e Rhonda dhe madje edhe fëmija i mbesës së tij Raylene, Kimberly. Në një gjykim tjetër të Colt, djali i Tim Colt, Roderick u shpall fajtor për përdhunimin e mbesës së tij, e cila ishte gjithashtu gjysmë motra e tij.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA