Burri therr gruan për vdekje/ Hiqej si dikush tjetër për të provuar se ‘e tradhtonte’ (fotot)

17/04/2021 20:02

Një bashkëshort ka vrarë me thikë gruan e tij pasi hiqej si një tjetër burrë që i dërgonte mesazhe, për të provuar se po e tradhëtonte.

Tanju Acar akuzohet se hiqej sikur ishte dikush tjetër pikërisht për të pasur justifikimin për ta vrarë sipas ligjeve lokale, ose për të marrë dënim të reduktuar me pretendimet e rrethanave lehtesuese të shkaktuara prej të ndjerës.

32-vjeçari besohet se krijoi planin djallëzor pasi refuzonte të pranonte se gruaja e tij kishte të drejtën e divorcit.

Burri gjithashtu kishte kërkuar në internet “si të vrasësh gruan dhe të mos dënohesh” duke parë atë që kishin bërë burra të tjerë.

Policia tha se pasi ai kishte zbuluar se tradhtia bashkëshortore është një rrethanë lehtësuese për vrasësit e grave, kishte krijuar një llogari të rreme dhe kishte nxitur burra të tjerë t’i shkruanin asaj mesazhe inkriminuese.

Acar më pas sulmoi mizorisht gruan e tij 25-vjecare Selvan Acar, duke e goditur me thikë në kurriz e më pas në zemër më 8 dhjetor, kur ajo insistonte se do të vazhdonte me procedurat e divorcit.

Nëna e dy fëmijëve vdiq si rezultat i plagëve në qytetin Fethiye, në provincën jugperëndimore turke Mugla.

Prokurori publik tha se vrasëse kishte tentuar të bënte të dukej se gruaja e tij e tradhtonte, dhe se kishte folur për këtë me shokun e qelisë pas arrestimit për vrasjen.

Kolegu i qelisë dëshmoi se vrasësi i tha se kishte gënjyer se e kishte parë gruan e tij me dikë tjetër, dhe prokurorët thanë se prej informacioneve të reja do të kërkojnë dënim maksimal për Tanju Acar.

Dënimi i përjetshëm në Turqi është 24 vjet në burg, ndërsa është shtuar dhe dënimi i përjetshëm në rrethana të rënduara për të zëvendësuar dënimin me vdekje të anulluar që parashikon 36 deri në 40 vjet në burg.

Nëna e Selvan, Xhemile Kaya, tha se Tanju e ndiqte, e kërcënonte dhe e rrihte bijën e saj.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/5
Ai kerkonte justifikimin për ta vrarë sipas ligjeve lokale, ose për të marrë dënim të reduktuar me pretendimet e rrethanave lehtesuese

Top Channel