“Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm”/ Balluku në Durrës: Me portin e ri ndryshojmë qytetin dhe jo vetëm!

16/04/2021 19:12

Kompania EMAAR prezantoi masterplanin për portin turistik të Durrësit. Një investimi që do të jetë 2 miliardë euro.

Ministrja Balluku tha se ky projekt do hapë shumë rrugë të reja:

Durrësi i ka të gjitha potencialet për të qenë një nga qendrat më të rëndësishme, ky projekt ka dy kolona të rëndësishme, e para: ndërtimi i portit të ri të mallrave , 9 km larg në zonën e Porto Romanos, do jetë një port i ri me te gjitha parametrat e kërkuara nga Be, qoftë dhe ato mjedisore, që këtu kishin kohë që kishin humbur, të gjithë e dinë ndotjen këtu sa herë fryn erë.

Kishte arritur një pikë që duhej zgjidhje, një port i tillë s’mund të qëndrojë afër sajteve antike që ka qytet. Porti i ri në zonën e Porto Romanos, nuk do rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, kemi kohë që punojmë për këtë gjë, që t’i japim Durrësit dhe gjithë trevave shqiptare, sidomos Kosova , pastaj me rrugën e Arbrit do e përdorë dhe Maqedonia. Por ndërkohë projekti që ne sot prezantojmë do ndryshojë qytetin. Një nga kompanitë më prestigjioze që ka bërë ndryshimin në konceptin e turizmit, Emaar Group sëbashku me të tjerat si bija ka vendosur të ketë vëmendje të veçantë në Durrës, dhe kështu arritëm në një rezultat ë sot zyrtarizohet, një projekt që pas pak do prezantohet është pjesë e masterplanit të zhvillimit të qytetit që konsiston në një investim gjigant, që do i japin Shqipërisë një injektim të madhe financiar.

Qeveria Rama i ka bërë projektet me partnerë seriozë që nuk duan të përfitojnë, Muhamed Alabar me thotë që ju shqiptarët jeni të jashtëzakonshëm, dilni më të fortë nga vështirësitë.

Top Channel