Shpërthimi i Dendias në Ankara, mediat greke: E provokoi Erdogani

16/04/2021 18:16

Mediat greke pretendojnë se përplasja e dy ministrave të Jashtëm, atij grek Nikos Dendias dhe atij turk Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara, e kishte origjinën që përpara.

Shpërthimi i kryediplomatit grek, sipas gazetës Protothema, ishte pasojë e një provokimi nga takimi mëhershëm me kreun e shtetit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas shtypit grek, ngacmimet i nisi Erdogani e i vazhdoi Çavuşoğlu. Lëvizja e Dendiast është lavdëruar nga mediat greke të cilat thonë se ministri arriti ta shmangte me saktësi shndërrimin në një peng të Erdoganit. Replikat nisën pasi Cavousoglou theksoi se çështjet qe ndajnë dy vendet mund të zgjidhen përmes një dialogu konstruktiv, e përmendi edhe minoritetin mysliman ne Trake te cilin e quajti “turk”.

Dendias nga ana tjetër i kujtoi tensionet në Egje e tha se atje dhe në Mesdheun Lindor, Turqia shkeli të Drejtën Ndërkombëtare dhe Konventën mbi Ligjin e Detit. Dy diplomatët vazhduan të shkëmbenin akuza me njëri tjetrin, derisa në mbylljen e takimit të tensionuar, pas të cilit Dendias u takua edhe me vëtë Erdoganin.

Top Channel