Rama tregon historinë e gjyshit që u bë shofer i kryetarit të Bashkisë Durrës dhe i mbretit Zog: Inspirim i madh për idenë e shpejtësisë

16/04/2021 19:47

Kryeministri Edi Rama ka ndalur turin e takimeve sot në Durrës, ku ka folur për portin e ri.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tregoi historinë e gjyshit të tij durrsak, që iku për studime në Itali dhe u kthye pas me një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe më pas për mbretin Zog.

Rama: Është moment emocionues për mua se duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak i biri i drejtorit të doganës, dhe stërgjyshi një njeri i përfshirë në përpjekjen për të ndërtuar shkolla shqipe, shikonte te gjyshi njeriun që të linte stafetën dhe e priti këtu në këtë port me një alfa romeo e pashme dhe i ati u surprizua dhe e pa që paratë që i kishte dhënë për studime i kishte blerë makinë, dhe mbeti shofer këtu, mirëpo pak javë hëngri një shpullë, dhe i tha kryetari o do bëhesh shofer i imi, o do ikësh se s’mund të kesh makinë më të mirë.

Dhe ai u bë shofer i tij, sepse ishte i marrosur nga makinat. Një ditë vjen dita e pavarësisë dhe Zogu pret vipa, dhe vjen kryetari i bashkisë Durrësit me një makinë jashtë standarteve dhe i thotë ai s’të vjen turp si vjen këtu, dhe i thotë gjyshit hajde se do bëhesh shoferi im. Dhe unë kisha një gjysh që fliste vetëm për makina.

Në atë kohë s’kishte Ipad, por gjyshi ishte inspirim për idenë e shpejtësisë dhe sot jam këtu për diçka që me siguri të parët , që më në fund Durrësi falë këtij investimi shkon në një nivel tjetër , kthehet në një port plot mundësira , dhe plot atraksion të vetë Mesdheut, portë e madhe turizmit shqiptar, me një portë që do duan të hyjnë që të gjithë, ata që kanë jahte , dhe të tjerët që lëvizin nga një vend në tjetrin.

Kjo është një arsye për tu ndjerë të frymëzuar që ta çojmë në fund këtë gjë, që kjo nga 3d për 4-5-6 vite të bëhet këtu ku jemi sot. Këtu s’do ketë më ndotje, krom e qymyr po një jetë të re, zemra e turizmit, Durrësi do kthehet në një forcë të madhe të shtuar .
Durrësi do kthehet si atëherë kur këtu lëvizte e gjithë tregtia dhe do lëvizë e gjithë tregtia detare, Durrësi port tregtar e Ballkanit është një ide e pasur gjithë jetën dhe sot është dita kur ne kalojmë nga ëndrra në realizm.

Wollt Dysney thotë: Dallimi mes ëndrrës dhe realitet e bën data, dhe ne sot, ne kemi një projekt dhe një afat, kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë, lajm i mirë është që njeriu që vjen këtu nuk është dikush që ka shumë para por dikush që çfarë e tregon këtu e ka bërë aty nga vjen dhe quhet

Dubai, vendi që nga shkretëtirë u bë magnet i botës. Nuk është një investitor që do hedh para këtu, por një njeri që e di që çdo euro do bëhet , një garanci absolute se ajo çfarë shihet në 4-5-6 vjet do e e shohim para syve, do jemi të ulur në ato shëtitore.

Top Channel