Në foto: Kujtim Gjuzi

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi shprehet se në dy vitet e fundit që ka përfaqësuar opozitën shqiptare në Parlament nuk është ndjerë i bullizuar, pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur shpeshherë ‘lartmadhnia e tij’.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Gjuzi u shpreh se ajo ka qenë thjeshtë një batutë e Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit ka pesë muaj që nuk ka shkuar në Parlament, pasi është ‘i dashuruar’ me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Pyetje: Jeni ndjerë i bullizuar këto dy vitet?

Gjuzi: Rritje e tensionit arterial. 261 daljet e mia në ekran janë zero lapsus. Rama ka thënë lartmadhëria e tij dhe është Princ Leka jo unë. Ku ka këtu çështje bullizimi. Me kërkesat tona të vazhdueshme Rama ka pesë muaj dhe ju nuk e vini re, që nuk vjen në parlament. Se është i dashuruar mbas Bashës. Hajde ta gjejmë kush është i dashuri dhe e dashura. Në politikë nuk ka dashuri ka marrëveshje për të ecur vendi para.

Nga ana tjetër Brizida Gjikoni, përfaqësuese e shoqërisë civile u shpreh se mënyra se si kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi akuzonin ata që nuk e braktisën parlamentin ishte një hipokrizi.

Gjikondi: Gjuzi dhe shumë deputetë, Hajdari, Murrizi dhe disa të tjerë plotësuan një detyrë dhe treguan se si funksionon sistemi shqiptar. Ky fodullëku i kryetarëve që akuzonin këta mu duk hipokrizi dhe sidomos kur i vinin në lojë. Gjithçka ndodh në parlament është produkt i politikës, këta përmbysën misionin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA