Kroacia/ 44 të vdekur dhe 2.698 raste të reja me COVID-19
16/04/2021 16:25
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 44 viktima dhe 2.698 raste të reja me COVID-19.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 16.053. Midis tyre, 2.003 pacientë janë në spital, ndërsa 186 në respiratorë, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 303.598 raste me COVID-19 nga të cilët 6.486 kanë humbur jetën. Gjithsej 281.059 persona janë shëruar, nga të cilët 1.908 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht në vetizolim janë 31.195 persona. Deri më tani, 1.683.651 persona janë testuar, nga të cilët 9.233 në 24 orët e fundit.
Top Channel