Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 10°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në vend, Kosovë dhe botë:

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA