Mjekët aletrnativë thonë se Propolisi me rigon është një medikament bimor magjik për trajtimin pas Covidit.
“Një vit e kisha në reanimacion djalin e vogël. Edhe në Itali e kisha shtruar. Kam gjetur shpëtim tek mjekimet bimore. Ja si është sot si kokrra e mollës. Djalin e vogël nuk e kam çuar ndonjëherë në spital. Ndërsa vetë marr Propolis që ma ka rekomanduar doktori. Atë e pi çdo ditë”, tha një person që ka konsumuar propolis.
Kam pasur rezultate shumë të mira, për frymëmarrjen, astmën, që i kam trajtuar me vajin e dafinës që është i shkëlqyer. Madje kam kaluar një parainfarkt dhe me bimore i kam trajtuar kolesterolin, yndyrnat.
“Jam inxhinier ekspert i bimëve. Unë së pari jam mjekuar për veten time me bimët medicinale. Mua më thanë doktorët se do të vdesësh nga kanceri në prostatë. Me 38 lloje frutash pylli i përzieja bashkë të gjitha dhe i kam pirë për 6 muaj. Dhe kur bëra analizat e dyta, ai që më bëri analizat e para, më tha që ky person duhet të ketë vdekur tani. Unë i thashë, që unë jam ai personi dhe jam gjallë”, tha inxhineri.
“Le të bëhet vaksina antiCovid, por njerëzit duhet të mbështeten në mënyrë, të përdorin disa bimë që janë fuqizuese të rezistencës së organizmit. Duke filluar që nga rrënja e samzës, petat e arrës, ato fletët e holla që ndajnë thelpinjtë, është e mrekullueshme, pasi përmban tanine dhe jod, që është antivirusal, antimikrobik. Një mbështetje të fuqishme, njerëzit duhet ta kenë tek bleta dhe produktet që përfitohen prej saj. Në bazë të përvojës 1 vjeçare me Covidin, pamë që ishte e vetmja që me plot gojën mund të themi që kemi shpëtuar qindra jetë njerëzish”, tha Ylli Merja.
Top Channel