Veliaj: Më 25 prill për PS dhe Ramën/ “I gjithë llumi i OFL është bërë bashkë, kundër nesh”

15/04/2021 15:12

Kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ishte sot në njësinë dy në kryeqytet ku kërkoi që të gjithë në datën 25 të jenë për partinë socialiste dhe edin ramën.

Veliaj: Në familje, parimi është: Një për të gjithë, të gjithë për një! Kur ne kishim nevojë për Edi Ramën, Edi Rama ishte aty për ne, por sot ka Edi Rama nevojë për të gjithë ne, ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë ne, aty për një, të gjithë ne për Edi Ramën, të gjithë ne për Partinë Socialiste dhe të gjithë ne për Shqipërinë, që është e ardhmja jonë. Kjo është diferenca.

Taktika e Saliut dhe Metës, përça dhe sundo, sipas kryebashkiakut ka marrë fund dhe Partia Socialiste do jetë barriera e fundit e kësaj lloj politike.

Veliaj: Saliut dhe Ilirit për 30 vjet ju eci duke, përçarë dhe sunduar. Ilir Meta merrte vota nga e majta dhe ja çonte në prehër Saliut. Por tani iu ka dalë boja. Ndërsa Luli është një viktimë, një kukull që mbahet në spango si marionetë.

I gjithë llumi është bërë bashkë, i gjithë llumi i OFL-së, i gjithë llumi që është sot subjekt i SPAK, të gjithë ata që kanë rënë nga fiku prej Vettingut, e gjithë rrugaçëria në kryeqytet që s’ka pasur mundësi të gjej ‘shesh për përshesh’, të gjithë politikanët e diskretituar, përfshi si ata të Gërdecit dhe ata të 21 janarit, është bërë i gjithë llumi bashkë. Ka vetëm një pengesë, Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA