Sherri me policinë/ Plagosja e efektivit në Berat, arrestohen tre vëllezërit. Shpallet në kërkim vëllai i tyre

15/04/2021 10:13
Foto ilustruese

Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pas përplasjes me efektivin gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Beratit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku ata patën një konflikt me vëllain tjetër që është shpallur në kërkim dhe bashkëshorten e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë Julian Xhahili, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Beratit. Pasi mori mjekim, u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i plotë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Top Channel