SHBA, policja amerikane vret me armë afro-amerikanin/ ‘Besonte’ se nxorri pistoletën elektrike (fotot)

15/04/2021 16:49

20 vjeçari afro-amerikan Daunte Wright, është qëlluar për vdekje nga një oficere femër e policisë tre ditë më parë, gjatë një ndalimi të makinës në Minneapolis, dhe sipas justifikimeve, oficerja besonte se kishte nxjerrë pistoletën elektrike dhe e qëlloi vetëm për ta imobilizuar.

Por si është e mundur të ngatërrohen dy armët?

Pistoletat elektrike të policisë së SHBA, të njohura ndryshe si “Taser”, lëshojnë dy elektroda në formë shigjetash që japin një shok të përkohshëm elektrik duke bërë të dyshuarin të paaftë në mënyrë që oficerët të ndalojnë shkelësit në dukje të dhunshëm.

Ato përdoren nga shumë forca policie nëpër botë.

Në SHBA këto mjete përdoren nga të gjitha departamentet e policisë.

Ato prodhohen nga kompania amerikane Axon, e cila thotë shprehimisht se mjetet e tyre janë dizenjuar për të qenë të dallueshme nga armët e zjarrit.

Ata thonë se “kanë implementuar shumë detaje dhe rekomandime të stërvitjes, për të reduktuar mundësinë e incidenteve të ngatërrimit të dy armëve”.

Polici në SHBA mban armën e zjarrit në anën e tij “të mbarë” pra kryesisht djathtas, pikërisht për të bërë diferencën me Taser-in, i cili mbahet në anën tjetër të trupit.

Manuali i policisë së Brooklyn thotë se oficerët duhet të pozicionojnë Taser-at “në këllëf, në anën e kundërt me armën e detyrës”.

“Kështu, nëse përdor dorën e djathtë për armën, Taser-in e mban në të djathtën,” thotë kreu i policisë së Brooklyn, Tim Gannon pas vrasjes tragjike të të riut Wright.

Në videon e incidentit që është shpërndarë nga autoritetet tregohet oficerja që para aktit thërret “Taser, Taser, Taser!” dhe më pas kupton që po përdor armën e zjarrit.

Oficerja është emëruar si Kim Potter, dhe ka punuar për policinë e Brooklyn për 26 vjet. Ajo ka dhënë tashmë dorëheqjen dhe është akuzuar me vrasje nga pakujdesia të gradës së dytë.

Policia thotë se po heton ende ngjarjen pasi jo të gjitha rrethanat e saj janë të qarta. Vrasja ka shkaktuar protesta të shumta në Minneapolis, qyteti ku humbi jetën në duart e policisë dhe afro-amerikani George Floyd.

Ngatërrimi i armës së zjarrit me Taser-in ka ndodhur edhe më parë.

Në një revistë policore amerikane në 2012 jepeshin nëntë shembuj të ngatërrimit të dy armëve mes vitit 2001 e 2009, ku dy prej incidenteve kishin përfunduar me vdekje.

FOTO GALERI
1/8
Oficerja Kim Potter gjate ndalimit ku kreu vrasjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA